• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampit do t'i konfiskohet pasuria nëse nuk i paguan 450 milionë dollarët, të përcaktuara me aktgjykim

Trampit do t'i konfiskohet pasuria nëse nuk i paguan 450 milionë dollarët, të përcaktuara me aktgjykim

Uashington, 21 shkurt 2024 (MIA) - Prokurorja shtetërore e Nju-Jorkut, Letisha Xhejms, njoftoi se është e gatshme të fillojë procesin e konfiskimit të pasurisë së ish presidentit amerikan Donald Tramp, nëse ai nuk mund t'i paguajë 454,8 milionë dollarët e përcaktuara me aktgjykimin. 

Të premten, Trampi ishte urdhëruar që të paguajë 354,8 milionë dollarë dhe edhe 100 milionë dollarë interes, pasi gjykatësi Artur Engoron përcaktori se ish presidenti i SHBA-së gabimisht e ka prezantuar vlerën e saj neto që të marrë kushte më të mira për hua. 

"Nëse nuk ka mjete për pagesë, do të kërkojmë mekanizma për ekzekutimin në gjykatë dhe do të kërkojmë nga gjykatësi që t'ia konfiskojë pasurinë", tha Xhejms në intervistë për Ej-Bi-Si Njuz. fc/

Fotografia: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR