• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi zgjat afatin e marrëveshjes tregtare me BE-në deri më 9 korrik

Trampi zgjat afatin e marrëveshjes tregtare me BE-në deri më 9 korrik

Uashington, 26 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka rënë dakord të vazhdojë afatin e arritjes së marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian deri më 9 korrik.

Trampi të premten shprehu pakënaqësinë për ecurinë e bisedimeve dhe kërcënoi me tarifa 50 për qind për importet e BE-së duke filluar nga 1 qershori. Por, mbrëmë kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, në rrjetin social Iks publikoi se kishte biseduar me Trampin i cili ra dakord të mbante afatin fillestar deri më 9 korrik.

Trampi në një deklaratë për gazetarët konfirmoi se kishte pranuar kërkesën e saj, duke shtuar: "Do të takohemi së shpejti për të parë nëse mund të gjejmë një zgjidhje".

Më herët, në fillim të prillit, Trampi vendosi një afat 90-ditor për negociatat tregtare midis SHBA-së dhe BE-së që skadon më 9 korrik. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR