• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampi: Vdekja e papritur e Navalnit më bëri të vetëdijshëm pfarë po ndodh

Trampi: Vdekja e papritur e Navalnit më bëri të vetëdijshëm pfarë po ndodh

 Uashington, 19 shkurt 2024 (MIA)  - Donald Trampi, i cili si president i SHBA-së u kritikua se e ka kavdëruar liderin rus Vladimir Putin, ka bërë komentin e tij të parë për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Aleksej Navalni.

"Vdekja e papritur e Aleksej Navalnit më bëri më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë. Është një progresion i ngadalshëm dhe i qëndrueshëm me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të majtë radikalë të pandershëm, që na çojnë në një rrugë shkatërrimi", shkroi Trampi.

 "Kufijtë e hapur, zgjedhjet e manipuluara dhe vendimet jashtëzakonisht të padrejta gjyqësore po e shkatërrojnë Amerikën. Ne jemi një komb në rënie", shtoi ai.

 Presidenti aktual i SHBA Xho Bajdeni të premten   drejtpërdrejt e akuzoi Putinin për vdekjen e Navalnit në burgun në veri të qarkut  Arktik.

Foto: EPA 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR