Trampi urdhëroi e Byronë për burgje që sërish ta hapë Alkatrazin
- Presidenti amerikan, Donald Tramp tha se e ka urdhëruar Byronë për burgje ta ripërtërijë dhe ta hapë sërish burgun famëkeq Alkatraz në gjirin e San Franciskos për t"i vendosur "kriminelët më të dhunshëm në Amerikë".
- Post By Arta Bunjaku
- 08:50, 5 maj, 2025
Uashington, 5 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp tha se e ka urdhëruar Byronë për burgje ta ripërtërijë dhe ta hapë sërish burgun famëkeq Alkatraz në gjirin e San Franciskos për t"i vendosur "kriminelët më të dhunshëm në Amerikë".
"Rindërtojeni dhe hapeni Alkatrazin! Kur ishim komb më serioz, në të kaluarën, nuk hamendeshim për t'i mbyllur kriminelët më të rerzikshëm dhe t'i mbajmë më larg çdokujt që mund ta dëmtojnë", shrkoi Tramp në platformën Truth Social".
Në burgun ]federal Alkatraz kanë qenë të vendosur kriminelët më famëkeq si Al Kapone para se të mbyllej në vitin 1963. Tani është një prej destinacioneve më të njohura në San Francisko.
"Sot e urdhëroj Byronë për burgje, së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, FBI-në dhe Shërbimin për siguri të brendshme, ta hapë sërish Alkatrazin e zgjeruar dhe të rindërtuar", shkroi Tramp.
Alkatraz ishte shpallur si burgu më i sigurt në Amerikë për shkak të lokacionit të vet ishullor, ujërat e akullta dhe rrymat e fuqishme. Asnjëherë zyrtarisht nuk është regjistruar ndonjë ikje e suksesshme nga Alkatrazi, edhe pse pesë të burgosur janë cekur so "të zhdukur dhe supozohet se janë mbytur".
Alkatrazi ishte i mbyllur sepse ishte tejet shtrenjtë të vazhdojë me punë, sipas ueb-faqes së Byrosë federale për burgje, për shkak të lokacionti të tij ishullor. Puna e tij ishte pothuajse tre herë më e shtrenjtë se cili do burg tjetër federal. ab/
Foto: Uikipedia