Trampi u kërkoi liderëve evropianë t'i bëjnë presion Kinës dhe të mos blejnë naftë ruse
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, në bisedën e sotme telefonike me liderët e vendeve nga Koalicioni i të përgatiturve, ka kërkuar nga shtetet evropiane t'i bëjnë presion Kinës për shkak të mbështetjes së saj ndaj Moskës dhe të mos blejnë naftë ruse, sepse kjo ndihmon nnë financimin e luftës në Ukrainë, deklaroi një prëfaqësues anononim amerikan.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:55, 4 shtator, 2025
Uashington, 4 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, në bisedën e sotme telefonike me liderët e vendeve nga Koalicioni i të përgatiturve, ka kërkuar nga shtetet evropiane t'i bëjnë presion Kinës për shkak të mbështetjes së saj ndaj Moskës dhe të mos blejnë naftë ruse, sepse kjo ndihmon nnë financimin e luftës në Ukrainë, deklaroi një prëfaqësues anononim amerikan.
Trump theksoi se të ardhurat që Rusia përfiton nga shitja e karburanteve në Evropë po përdoren për të financuar luftën në Ukrainë. Sipas tij, vetëm gjatë një viti, Moska ka arkëtuar rreth 1.1 miliardë euro nga eksporti i naftës në Bashkimin Evropian.
Përveç kësaj, presidenti amerikan kërkoi që udhëheqësit evropianë të reagojnë më ashpër ndaj Kinës, për shkak të mbështetjes që ajo i jep përpjekjeve ushtarake të Rusisë, raportojnë mediat amerikane.
Telefonata, e cila u zhvillua rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndodhi në një moment kur procesi për arritjen e paqes në Ukrainë është ngadalësuar ndjeshëm, çka sipas zyrtarëve i ka shtuar ndjenjën e zemërimit liderit amerikan dhe e ka nxitur të shqyrtojë hapa të tjerë të mundshëm.
Në këtë kontekst, Trump thuhet se ka paralajmëruar në mënyrë joformale presidentin rus, Vladimir Putin, duke deklaruar se përgjigjja e SHBA-së do të varet nga vendimet që do të marrë Kremlini.
Telefonata u organizua me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe liderëve të tjerë evropianë, të cilët e ftuan Trumpin për të diskutuar strategji të përbashkëta në përballjen me agresionin rus në Ukrainë.
fotо: ЕPА