Trampi u kërcënua me sanksione ndaj Rusisë: Po humbas durimin me Putinin
- - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se durimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin “po mbaron” dhe njoftoi masa të reja të ashpra ekonomike kundër Moskës për shkak të ngërçit në bisedimet paqësore me Ukrainën.
- Post By Fitore Curri
- 17:30, 12 shtator, 2025
Uashington, 12 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se durimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin “po mbaron” dhe njoftoi masa të reja të ashpra ekonomike kundër Moskës për shkak të ngërçit në bisedimet paqësore me Ukrainën.
"Po më mbaron durimi dhe kjo po ndodh me një ritëm të përshpejtuar. Do të ketë goditje të forta përmes sanksioneve ndaj bankave, përmes sektorit të naftës, përmes tarifave", tha Trampi në një intervistë për “Foks njuz”.
Ai theksoi se administrata e tij tashmë ka ndërmarrë disa hapa, duke përfshirë edhe vendosje të doganave ndaj Indisë për shkak të asaj që blen energji ruse, por shtoi se pret angazhim më të madh nga vendet evropiane, sepse, siç theksoi, “ky më shumë është problem i Evropës se sa i SHBA-së”. fc/
Foto: EPA