• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi thotë se Putini mund të mos dëshirojë të bëjë një marrëveshje për Ukrainën

Trampi thotë se Putini mund të mos dëshirojë të bëjë një marrëveshje për Ukrainën

Uashington, 19 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se shpreson që homologu i tij rus do të vazhdojë rrugën drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por pranoi se Vladimir Putin ndoshta nuk do të dëshirojë të bëjë marrëveshje.

"Sinqerisht, nuk mendoj se do të ketë problem. Mendoj se Putini është i lodhur nga kjo. Mendoj se të gjithë janë të kodhur, por asnjëherë nuk dihet", tha Trampi në një intervistë për Foks Njuz.

"Do ta kuptojmë në dy javët e ardhshme (se ç'farë mendon presidenti Putin). Ndoshta nuk dëshiron të bëjë marrëveshje", tha presidenti amerikan duke shtuar se nëse ndodh kjo, homologu i tij rus do të jetë në një "situatë të vështirë". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR