• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Trampi: Tashmë një kohë të gjatë kërkoj më shumë njerëz dhe siguri më të mirë

Trampi: Tashmë një kohë të gjatë kërkoj më shumë njerëz dhe siguri më të mirë

Uashington, 18 shtator 2024 (MIA) – Ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Tramp deklaroi sot se ka “dobësi” në përpjekjet që të mbrohet dhe se një kohë të gjatë kërkon më shumë personel në ekipin e tij të sigurisë.

“Një kohë të gjatë kërkuam më shumë njerëz, më shumë burra dhe gra, më shumë njerëz. Kemi tubime prej 50 deri 60.000 (njerëz). Në Nju Xhersi patëm 107.000 njerëz. Kjo është gjë e mirë, por ju duhet më shumë mbrojtje dhe ne kërkuam më shumë njerëz një kohë të gjatë”, deklaroi Trampi për Foks njuz, dy ditë pasi ndodhi përpjekja e dytë për atentat derisa ai luante golf në Pallm Biç.

Ushtruesi i detyrës drejtor i shërbimit sekret amerikan, Ronald Rou Xhunior, të hënën deklaroi para gazetarëve se mjetet për sigurinë e Trampit janë rritur edhe më shumë në korrik, kur ishte përpjekja e parë për atentat.

Paraqitja e Trampit në Foks njuz ishte paraqitja e tij e parë në publik pas përpjekjes së dytë për atentat ndaj tij të dielën.

Në intervistë, ai gjithashtu tha se do të dëshironte të takohet me gruan e cila kinse i ka paralajmëruar autoritetet se veturën e drejton njeriu Rajan Ueslli Rot (58), i akuzuar për komplotin e fundit për atentat. 

I dyshuari Uesli Rot ka ikur nga tereni për golf ku kinse ka planifikuar ta vrasë Trampin në këmbë, ndërsa pastaj me veturë. 

“Gruaja që ishte në makinë e pa burrin në rrugë dhe e ndoqi. Kur ajo ndaloi, ajo parkoi makinën e saj dhe filloi të fotografonte targat e tij, më pas i dërgoi ato fotografi në polici”, tha Trampi, duke e lavdëruar gruan për zellin e saj dhe vëmendjen ndaj detajeve.

“Nuk e kam njoftuar, por do të doja ta njoftoj. Do të takohem me të, shpresoj”, deklaroi kandidati republikan për president. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR