• e martë, 01 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi tërhoqi nominimin e Eliza Stefanikut për ambasadore në KB

Trampi tërhoqi nominimin e Eliza Stefanikut për ambasadore në KB

Uashington, 28 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje deklaroi se do ta tërheq nominimin e Eliza Stefanik për ambasadore në Kombet e Bashkuara, sepse republikanët duhet të ruajnë shumicën e tyre të vogël në Kongres për të çuar përpara agjendën "Amerika në vendin e parë".

Kongresmenja republikane Eliza Stefanik është një aleate e ngushtë e Trampit të cilën ai e emëroi në rolin e KB-së më pak se një javë pasi fitoi zgjedhjet e nëntorit.

"Me rëndësi kyçe është që ne të mbajmë çdo vend republikan në Kongres. Me një shumicë shumë të ngushtë nuk dua të rrezikoj që dikush tjetër të kandidojë për vendin e saj", ka shkruar Trampi në një postim në rrjetet sociale.

Republikanët kanë një shumicë të ngushtë prej 218 deri në 213 vende në Dhomën e përfaqësuesve, ku ka katër vende të lira.

Stefanik është kandidatja e fundit e Trampit në nivel kabineti që ende nuk ishte konfirmuar.

Deri tani është ende e paqartë se kë mund të zgjedhë Trampi për të zëvendësuar Stefanikun.

“Ka edhe të tjerë që mund të bëjnë punë të mirë në Kombet e Bashkuara”, shkroi Trampi. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR