Trampi supozohet se i ka dhënë dritë të gjelbër Izraelit për sulm ndaj udhëheqësisë së Hamasit në Katar
- – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka dhënë dritë të gjelbër për aksionin izraelit në Katar, deklaroi një funksionar i lartë izraelit për Kanal 12, transmetoi Tajms of Izrael.
- Post By Fitore Curri
- 16:25, 9 shtator, 2025
Tel Aviv, 8 shtator 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka dhënë dritë të gjelbër për aksionin izraelit në Katar, deklaroi një funksionar i lartë izraelit për Kanal 12, transmetoi Tajms of Izrael.
Lideri shumëvjeçar i Hamasit, Haled Mashall, të cilin Izraeli ka bërë përpjekje që të likuidojë në Jordani në vitin 1997, ishte në mesin e liderëve të Hamasit në takimin i cili ishte cak i sulmit të sotëm në Doha, informon televizioni.
Në kryeqytetin e Katarit, Doha, sot u dëgjuan disa shpërthime dhe është shfaqur një tym i dendur, thanë dëshmitarë okularë për mediat arabe.
Një banor i Dohas për Al Arabia tha se ka dëgjuar të paktën pesë shpërthime.
Sipas informacioneve paraprake të Al Arabia, kryenegociatori i Hamasit, Kalil al-Haja, është vrarë në një sulm izraelit në Katar. Numri i përgjithshëm i të vrarëve ose të plagosurve në sulm nuk dihet ende.
Al-Haja gjoja është vrarë në sulmin, por informacioni nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ee numri i saktë i të vdekurve ose të plagosurve mbetet i panjohur.
Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) konfirmuan se kanë kryer një sulm "që synonte udhëheqjen e lartë" të Hamasit, pa specifikuar vendndodhjen specifike të sulmit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s