• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi sot do ta nënshkruajë dekretin ekzekutiv për heqjen e Ministrisë së Arsimit

Trampi sot do ta nënshkruajë dekretin ekzekutiv për heqjen e Ministrisë së Arsimit

Uashington, 20 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, me të cilin urdhërohet mbyllja e Ministrisë amerikane të Arsimit, deklaroi një përfaqësuesi Shtëpisë së Bardhë.

Ky hap paraqet plotësimi i premtimit të tij parazgjedhor për eliminimin e këtij institucioni, i cili ka qenë gjatë kohë në shënjestër të konservatorëve.

Tramp e ka quajtur shpesh Ministrinë e Arsimit të kotë dhe nën ndikim të ideologjisë liberale. Megjithatë, heqja përfundimtare si duket është e pamundur pa veprim të Kongresit, pasi Ministria u themelua në vitin 1979 me akt të Kongresit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, urdhri do t'i imponojë ministres Lindi Mekmahon të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të lejuar mbylljen e Ministrisë së Arsimit dhe kthimin e autoriteteve arsimore në shtete, e njëkohësisht duke vazhduar të sigurojë ofrimin efikas dhe të papenguar të shërbimeve, programeve dhe përfitimeve nga të cilat varen amerikanët.

Administrata e Trampit tashmë po zbaton uljen e stafit në departament, ndërsa financimi i Zyres së të drejtave të njeriut dhe Institutit për shkenca arsimore, të cilët mbledhin të dhëna për përparimin akademik të vendit, në mënyrë drastike u reduktua, rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR