Trampi: Shumë shpejtë do ta zgjidh krizën ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit
- – Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi dje se “shumë shpejt do ta zgjidhë” krizën ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit, dhe këtë e tha në kohë kur në Stamboll u mbajt dita e dytë e bisedimeve paqësore.
- Post By Fitore Curri
- 08:41, 27 tetor, 2025
Kuala Lumpur, 27 tetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi dje se “shumë shpejt do ta zgjidhë” krizën ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit, dhe këtë e tha në kohë kur në Stamboll u mbajt dita e dytë e bisedimeve paqësore.
“Dëgjova se Pakistani dhe Afganistani filluan bisedime. Por, do ta zgjidh këtë shumë shpejt”, tha Trampi në margjinat e samitit të ASEAN në Malajzi, informuan mediat amerikane.
Trampi dha deklaratë gjatë kohës së nënshkrimit të marrëveshjes paqësore ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias, duke shtuar se “liderët e Pakistanit janë njerëz të shkëlqyeshëm”.
Media shtetërore të talibanëve, РТА (RTA), dje publikoi se, pas 15 orëve “bisedime të vazhdueshme”, pala afgane ka dorëzuar draft-dokument me të cilin kërkon Pakistani që ta respektojë integritetin territorial dhe hapësirën ajrore të Afganistanit dhe të mos lejojë që territori pakistanez të shfrytëzohet për aktivitete kundër vendit.
Në draft – dokumentin, siç bëhet e ditur, propozohet formimi i “mekanizmit katërpalësh për mbikëqyrje të armëpushimit” dhe shkëmbim të informacioneve për shkeljet e tij të mundshme.
Sipas RTA, delegacioni pakistanez e ka dorëzuar draft-marrëveshjen e tij të shtunën në mbrëmje.
Rrethi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve të të dyja vendeve filloi të shtunën në Stamboll, me qëllim të armëpushimit të përkohshëm të arritur paraprakisht këtë muaj në Doha që të shndërrohet në kornizë të përhershme për paqe dhe siguri.
Armata pakistaneze të dielën njoftoi se ka vrarë 25 militantë gjatë “refuzimit të dy përpjekjeve për infiltrim” përgjatë kufirit, madje edhe derisa zhvilloheshin bisedimet në Stamboll.
Në përleshjet kinse ishin vrarë pesë ushtarë pakistanezë.
Në konfliktet paraprake këtë muaj në Afganistan ishin vrarë dhjetëra, ndërsa ishin plagosur qindra civilë.
Pakistani mohon se ka qëlluar caqe të civilëve dhe thotë se sulmet ishin të drejtuara ndaj militantëve dhe vendeve të tyre të fshehjes.
Dy vende fqinje, siç sqarojnë mediat amerikane, me muaj janë në kontest të ashpër, duke u akuzuar mes vete për agresion gjatë konfliktit të armatosur paraprakisht këtë muaj, në të cilin është regjistruar numri më i keq i viktimave gjatë viteve të fundit.
Përleshjet shkaktuan shqetësim në rajon, ku grupet ekstremiste si Al Kaeda po bëjnë përpjekje që të aktivizohen përsëri.
Pakistani e akuzon Afganistanin se nuk i pengon militantët që ta kalojnë kufirin dhe të sulmojnë caqe pakistaneze, përderisa autoritetet në Kabul, të kryesuar nga regjimi taleban, i hedhin poshtë akuzat. fc/
Foto: EPA