Trampi shpreson se sulmi izraelit në Doha nuk do të ndikojë në përpjekjet për lirimin e pengjeve
- Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se "shpreson" që sulmi izraelit ndaj liderëve të Hamasit në Katar nuk do të ndikojë në përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve.
- Post By Fami Bajrami
- 08:02, 12 shtator, 2025
Uashington, 12 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se "shpreson" që sulmi izraelit ndaj liderëve të Hamasit në Katar nuk do të ndikojë në përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve.
Një diplomat arab i përfshirë në negociatat për armëpushim dhe lirimin e pengjeve dje deklaroi për "Tajms of Izrael" se të gjitha përpjekjet e ndërmjetësimit janë ndërprerë pas sulmit.
"Duam që pengjet të lirohen dhe duam që kjo të ndodhë së shpejti. Shpresoj (sulmi nuk do të ndikojë)”, u tha Trampi gazetarëve para Shtëpisë së Bardhë.
Foto: EPA