• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi shpreson se sulmet mes Indisë dhe Pakistanit së shpejti do të ndalen

Trampi shpreson se sulmet mes Indisë dhe Pakistanit së shpejti do të ndalen

Uashington, 7 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi mbrëmë deklaroi se shpreson se tensionet mes Indisë dhe Pakistanit së shpejti do të ndalen, pas sulmeve të mbrëmshme indiane ndaj objektivave në Pakistan, njofton DPA. 

 "Ata po luftojnë për shumë, shumë dekada", tha Trampi në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë. "Shpresoj se do të përfundojë shumë shpejt". 

"Njerëzit e kanë ditur se diçka do të ndodhë bazuar në një pjesë të vogël të së kaluarës", shtoi ai.

India filloi sulmet me raketa përmes kufirit me Pakistanin, duke pretenduar se objektivi ishin strehimet e grupeve militante që qëndronin pas sulmit në fund të prillit në rajonin e kontestuar të Kashmirit, në të cilin u vranë të paktën 26 civilë.

Ushtria pakistaneze njoftoi se në sulm janë vrarë tetë persona, ndërsa 33 janë plagosur. 

Në ndërkohë, të paktën tre civilë janë vranë nga granatimet pakistaneze në pjesën e rajonit të Kashmirit që është nën kontrollin e  Indisë, thonë raportet indiane, raporton DPA.

Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio deklaroi se po e ndjek situatën mes fqinjëve që zotërojnë armë bërthamore.

"Po i përsëris komentet e (Trampit) nga më herët sot, se shpresoj që kjo do të përfundojë shpejt dhe se do të vazhdojmë të angazhojmë udhëheqësit indianë dhe pakistanezë drejt një zgjidhjeje paqësore", tha Rubio në platformën e mediave sociale X.

Dy vendet e Azisë Jugore deri tani kanë zhvilluar tre luftëra që nga pavarësia e tyre në vitin 1947 dhe janë tërhequr nga pragu i një të katërte për shkak të Kashmirit të kontestuar, i cili është i ndarë midis dy vendeve dhe Kinës, kujton DPA. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR