• e hënë, 30 dhjetor 2024

Trampi shfaqet në një proces apeli në gjykatën e Nju Jorkut për padinë për mashtrim

Trampi shfaqet në një proces apeli në gjykatën e Nju Jorkut për padinë për mashtrim

Nju-Jork, 2 tetor 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp sot u paraqit në procedurën e apelit para gjykatës në Nju-Jork, që mund t'i kushtojë atij kontrollin e Kullës Tramp në Nju-Jork dhe pronave të tjera me vlerë, duke mbajtur premtimin e tij për të mbrojtur reputacionin e tij në një rast që ai e quan "mashtrim".

Trampi, i cili e ndërtoi karrierën e tij politike si një miliarder i famshëm i pasurive të patundshme dhe mjeshtër i "artit të marrëveshjeve", është paraqitur vullnetarisht në gjykim, i cili për të ka një rëndësi të madhe.

Prokurorja e Përgjithshme, Leticia Xhejms e akuzon Trampin dhe kompaninë e tij për mashtrim të bankave, kompanive të sigurimeve dhe bizneseve të tjera duke mashtruar dhe falsifikuar vazhdimisht raportet financiare për pronën e Trampit.

Gjykatësi Artur Engoron, i cili do të vendosë në mënyrë të pavarur mbi apelimin në këtë procedurë pa juri, ka vendosur tashmë në shkallën e parë se Trampi kreu mashtrim në punën e tij.

Prokurorja Xhejms, demokrate, kërkon të gjobisë Trampin me 250 milionë dollarë dhe ta ndalojë atë të punojë në Nju Jork. 

Aktvendimi i gjykatësit të rastit nga java e kaluar, nëse mbështetet në apel, mund ta detyrojë Trampin të heqë dorë nga prona e tij në Nju-Jork, duke përfshirë Kullën Tramp, ndërtesat e zyrave të Uollstrit, fusha golfi dhe pronat periferike të Nju Jorkut. qa/ab/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR