• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi: SHBA-ja tashmë është në luftë tregtare me Kinën

Trampi: SHBA-ja tashmë është në luftë tregtare me Kinën

Uashington, 16 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donalld Tramp, mbrëmë në konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se Amerika është në luftë tregtare me Kinën. 

I pyetur për kërcënimin nga një lufte tregtare me Kinën, ai vendosmërisht tha: "Ne tashmë jemi në një luftë tregtare”.

Trampi të premtën publikoi vendosjen e tarifave shtesë prej 100 për qind për importet nga Kina, duke akuzuar Pekinin për marrjen e një "qëndrimi jashtëzakonisht agresiv" në marrëdhëniet tregtare. 

Në publikimin në rrjetin e tij social Truth Social", Trampi deklaroi se Kina i ka dërguar një "letër jashtëzakonisht armiqësore botës" dhe ka futur "kontrolle masive të eksportit për pothuajse çdo produkt që prodhojnë".

Trampi paralajmëroi se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor dhe njoftoi se SHBA-ja do të vendosë edhe kontrolle të eksportit të softuerit të saj kryesor për Kinën. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR