• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trampi refuzoi debat të dytë me Harisin

Trampi refuzoi debat të dytë me Harisin

Uashington, 13 shtator 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan dhe kandidat republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donalld Tramp dje deklaroi se nuk do të marrë pjesë në debatin e dytë me rivalen demokratike, Kamalla Haris para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Disa anketa treguan se nënpresidentja aktuale e fitoi Trampin në debat.

"Debat të tretë nuk do të ketë", shkroi Tramp në rrjetin e tij social "Truth social" pas pjesëmarrjes në debat kundër presidentit Xho Bajden në qershor dhe Harisit këtë javë.

Debatin prej para tre ditëve e ndoqën 67,1 milionë shikues.

Edhe pse Tramp e lavdëroi paraqitjen e tij të së martës, gjashtë donatorë republikanë dhe tre këshilltarë të tij thanë se konsiderojnë se Haris fitoi në debat, më së shumti sepse Trampi nuk arriti t'i përçojë idetë dhe pozicionet e veta.

Sipas anketës së Rojters/Ipsos, mes votuesve të cilët dëgjuan së paku diçka nga debati, 53 për qind konsiderojnë se Haris ka fituar, ndërsa 24 për qind Trampi.

Anketa tregon edhe se 54 për qind e votuesve të regjistruar konsiderojnë se një debat mes të dyve mjafton, përderisa 46 për qind dëshirojnë edhe një.

Anketa e JuGOv tregon se 54 për qind e të anketuarve konsiderojnë se Haris është fituese, ndërsa 31 për qind se Trampi ishte më i mirë.

Pasi që Tramp kumtoi se nuk do të ketë debat të tretë, Haris në tubim tha: "Besoj se ua kemi borxh votuesve edhe një debat". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR