Trampi: Raketat "Patriot" për Ukrainën tashmë janë rrugës
- Raketat "Patriot" të destinuara për Ukrainën tashmë janë rrugës, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:38, 16 korrik, 2025
Uashington, 16 korrik 2025 (MIA) - Raketat "Patriot" të destinuara për Ukrainën tashmë janë rrugës, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp.
"Tashmë po dërgohen", tha Tramp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në bazën ushtarake Xhonjt Bejs Endrjus në Merilend. "Ato po dërgohen nga Gjermania, dhe më pas Gjermania po kompenson rezervat. Në të gjitha rastet, ShBA-ja kompensohet plotësisht", shtoi ai.
Deklarata vjen në një periudhë të sulmeve të përforcuara ruse ndaj qyteteve ukrainase, për shkak të së Kievi kërkon sisteme shtesë për mbrojtje ajrore, veçanërisht nga ShBA-ja. Zëdhënësi i qeverisë gjermane të hënën bëri të ditur se aleatët evropianë po bisedojnë për të furnizuar më shumë se tre sisteme "Patriot" në Ukrainë.
Trampi sqaroi se këto dërgesa janë pjesë e një marrëveshjeje të re sipas së cilës anëtaret e NATO-s dhe BE-së blejnë armë amerikane, një pjesë e dërgojnë në Ukrainë, ndërsa më pas i rimbushin rezervat e tyre me mbështetjen e Uashingtonit. "Gjithmonë i marrim paratë tona mbrapsht, plotësisht. Në disa raste, vendet anëtare të BE-së na e kthejnë shumën drejtpërdrejt", tha Trampi.
Dërgesat e reja të armëve mbërrijnë vetëm dy ditë pasi Trampi vendosi ultimatum ndaj Moskës, duke paralajmëruar se ShBA-ja do të vendosnin tarifa "të ashpra" nëse Rusia nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje brenda 50 ditëve.
Kremlini paraprakisht i ka quajtur tarifat e propozuara "serioze", duke thënë se Moskës do t’i duhet kohë për të analizuar mesazhin e Uashingtonit.
Presidenti amerikan gjithashtu deklaroi se nuk ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putinin që kur ShBA-ja më 14 korrik vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë.
Foto: EPA