• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi planifikon ndalimin e votimit me postë para zgjedhjeve për Kongresin në vitin 2026

Trampi planifikon ndalimin e votimit me postë para zgjedhjeve për Kongresin në vitin 2026

Uashington, 19 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se do të jap urdhër për të ndaluar votimin me postë dhe përdorimin e makinave elektronike për votim para zgjedhjeve për Kongresin në vitin 2026, njoftoi DPA. 

"Do të udhëheqë një lëvizje për ndalimin e fletëve të votimit me postë, si edhe të, le t'i quajmë, makina për votim – të pasakta, të shtrenjta dhe makina jashtëzakonisht të diskutueshme", ka shkruar Trampi në platformën e tij "Truth Soushëll". 

Ai shtoi se do të nënshkruajë një urdhër që synon forcimin e integritetit të zgjedhjeve. Trampi disa herë në të kaluarën ka pohuar se votimi me postë dhe makinat për votim ishin shkaku i humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Nuk është e qartë nëse një iniciativë e tillë mund të hyjë në fuqi, pasi ligjet zgjedhore në SHBA kryesisht përcaktohen në nivelin e shteteve të bashkuara.

Zgjedhjet për Kongresin do të mbahen në nëntor të vitit 2026, kur do të zgjidhen të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një e treta e Senatit. qa/

Foto: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR