Trampi: Planifikoj heqjen e taksave për Harvardin
- Presidenti amerikan Donald Tramp sot tha se planifikon Universitetit të Harvardit t'ia heq tatimin.
- Post By Sara Ademi
- 16:36, 2 maj, 2025
Uashington, 2 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot tha se planifikon Universitetit të Harvardit t'ia heq tatimin.
"Do t'ia marrim statusin Harvardit për heqjen tatimore. Atë e meritojnë!", citoi Trampi në një postim në Truth Social, pa saktësuar se kur do të marrë veprime të tilla.
Pasi e mori detyrën në janar, Trampi ngriu financimin federal për universitetet e mëdha amerikane dhe filloi hetim për pjesëmarrësit në protestat propalestineze të universiteteve vitin e kaluar, duke thënë se arsimi i lartë është përfshirë nga antisemitizmi, "ideologji antiamerikane, marksiste dhe e krahut të majtë radikal", njoftojnë mediat britanike.
Harvardi e ka paditur administratën për pezullimin e dy miliardë dollarëve grante për financimin e kërkimeve amerikane dhe u përfshi në protestën e më shumë se 200 universiteteve dhe kolexheve për shkak të politikave të Trampit për arsimin e lartë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s