• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi paralajmëron se do të vendos dënimin me vdekje për çdo vrasje në Uashington

Trampi paralajmëron se do të vendos dënimin me vdekje për çdo vrasje në Uashington

Uashington, 26 gusht 2025 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp u zotua sot se do të vendosë dënimin me vdekje për çdo vrasje në Uashington, megjithëse ajo u shfuqizua në vitin 1981.

"Nëse dikush vret dikë në kryeqytet, Uashington, do të kërkojmë dënim me vdekje. Dhe ky është një mjet i fortë për zmbrapsje", ka thënë Trampi gjatë një takimi të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Administrata e tij do të jetë në gjendje të kërkojë dënimin me vdekje për vrasje në nivel federal, por edhe jo në raste lokale.

Trampi është mbështetës i dënimit me vdekje dhe vlerësohet se mund të ndryshojë ligjet aktuale në Uashington i cili gëzon status të veçantë dhe punët e të cilit mbikëqyren nga Kongresi.

Kongresi në vitin 1992 vendosi një referendum për rivendosjen e dënimit me vdekje në Uashington pas vrasjes së një ndihmësi ku dy të tretat e asaj dhome e hodhën poshtë.

Trampi në fillim të mandatit të tij të dytë, nënshkroi urdhër ekzekutiv ku bën thirrje për zgjerimin e përdorimit të dënimit me vdekje për krimet më të rënda dhe udhëzon prokurorët federalë që të ngrenë më shpesh akuza të tilla.

Dënimi me vdekje është shfuqizuar në 23 shtete të SHBA-së, ndërsa tre prej tyre vendosën moratorium mbi të.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR