Trampi paralajmëroi se Evropa do të paguajë “çmim të lartë” nëse ai fiton në zgjedhje
- – Kandidati për president të SHBA-së nga Partia Republikane, Donald Tramp deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet e 5 nëntorit Bashkimi Evropian do të duhet “të paguajë çmim të lartë” për shkak të asaj që nuk blen mjaftueshëm mallra amerikane.
- Post By Fitore Curri
- 09:19, 30 tetor, 2024
Uashington, 30 tetor 2024 (MIA) – Kandidati për president të SHBA-së nga Partia Republikane, Donald Tramp deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet e 5 nëntorit Bashkimi Evropian do të duhet “të paguajë çmim të lartë” për shkak të asaj që nuk blen mjaftueshëm mallra amerikane.
“Shihni çka do tu them: Bashkimi Evropian tingëllon shkëlqyeshëm, apo? Të gjitha shtetet e bukura të vogla evropiane të mbledhura bashkë, tha ai në një tubim në Pensilvani, duke paralajmëruar se do të vendosë “Ligj Tramp për tregti reciproke”.
“Ata nuk i blejnë automobilat tanë. Nuk i blejnë produktet tona bujqësore. Ata shesin miliona automobila në SHBA, Jo,jo,jo, ata do të duhet të paguajnë çmim të lartë”, theksoi Trampi.
Kandidati republikan planifikon të vendosë 10 për qind doganë në importin nga të gjitha vendet dhe 60 për qind doganë për importin nga Kina.
Kjo do të mund të shkaktojë reagime globale tregtare dhe shpenzime të rritura, paralajmërojnë ekonomistët. fc/
Fotografia: EPA