Trampi paralajmëroi se do të fillojë hetim për ndikimin e importit kinez të elektronikës ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së
- – Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se do të fillojë hetim tregtar për ndikimin e importit kinez të elektronikës ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së.
- Post By Fitore Curri
- 07:59, 14 prill, 2025

Uashington, 14 prill 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se do të fillojë hetim tregtar për ndikimin e importit kinez të elektronikës ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Trampi, gjithashtu, e përsëriti qëndrimin e tij se përjashtimi i telefonave të mençur dhe kompjuterëve nga doganat reciproke kundër Kinës do të jetë afatshkurtër.
Agjencia amerikane për Doganë dhe Mbrojtje Kufitare të premten publikoi një udhëzim të ri me të cilin është e qartë se telefonat e mençur dhe kompjuterët do të përjashtohen nga gama e tarifave reciproke.
“Kjo elektronikë, ‘thjeshtë lëviz në ‘shportë’ tjetër për tarifa”, shkroi Trampi sot në rrjetet sociale. “Në hetimet e ardhshme tarifore për sigurinë kombëtare, do t’i shqyrtojmë gjysmëpërçuesit dhe gjithë zinxhirin e furnizimit të elektronikës”, shtoi ai.
Paraprakisht, ministri amerikan i Tregtisë Hauard Lutnik tha se në dy muajt e ardhshëm do të vendosen dogana të veçanta të reja për produkte të rëndësishme teknologjike nga Kina, duke përfshirë edhe gjysmëpërçuesit.
Përjashtimet e publikuara të premten konsiderohen si goditje e madhe për kompanitë teknologjike si “Ejpëll” (Apple) dhe “Dell Teknologjis” (Dell Technologies), të cilat bazohen në import nga Kina. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s