Trampi paralajmëroi negociata të përforcuara tregtare, Kina gati për bisedime
- Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklroi se janë duke u zhvilluar negociata tregtare me disa vende, përfshirë Meksikën, Japoninë dhe Kinën, dhe i cilësoi si produktive.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:54, 17 prill, 2025

Uashington, 17 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklroi se janë duke u zhvilluar negociata tregtare me disa vende, përfshirë Meksikën, Japoninë dhe Kinën, dhe i cilësoi si produktive.
Siç raportoi Si-En-En-i, Tramp në "rrjetin Truth soshlla" ka shkruar se ka biseduar me presidentin e Meksikës dhe përfaqësuesit më të lartë të tregtisë së Japonisë, ndërsa Kina, siç tha, është ndër vendet që dëshironin takim me administratën e tij.
Siç theksoi, burimet kineze thonë se janë të hapur për negociata, por në kushte respekti dhe reciprociteti reciprok.
Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot udhëtoi në Uashington për bisedime në Shtëpinë e Bardhë.
Foto: Arkivi i MIA-s