• e martë, 24 dhjetor 2024

Trampi padit ish avokatin e tij Majkëll Koen dhe kërkon mbi 500 milionë dollarë

Trampi padit ish avokatin e tij Majkëll Koen dhe kërkon mbi 500 milionë dollarë

Uashington, 13 prill 2023 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e padit ish avokatin e tij Majkëll Koen për më shumë se 500 milionë dollarë, thuhet në dosjen e dorëzuar dje në gjykatën federale në Florida.

Padia vjen pasi Koen dëshmoi para jurisë në Menheten që më vonë paditi Trampin për 34 vepra penale për falsifikim të të dhënave të biznesit.

Kjo ka qenë hera e parë në historinë e SHBA-së që një ish president të akuzohet për vepër penale.

Tramp i cili kërkon nominim presidencial për Republikanët në vitin 2024 u deklarua i pafajshëm më 4 prill.

Koen është i gatshëm të jetë dëshmitar kyç në çdo gjyq të mundshëm në rastin që lidhet me pagën sekrete që ka bërë para zgjedhjeve të vitit 2016 të një ylli të pornografisë e cila thotë se ka pasur lidhje jashtëmartesore me Trampin.

Në padinë e Trampit thuhet se Koen ka shkelur relacionin avokat-klient duke zbuluar "punë konfidenciale" dhe "përhapje të të pavërtetave" në libra, podkaste dhe paraqitje në media.

Në padinë gjithashtu thuhet se Koen në mënyrë të rrejshme ka quajtur Trampin "racist" në librin e tij të vitit 2020 "Disloyal" dhe se ka sajuar biseda me Trampin.

Ndryshe Koen tha atëherë se do të "bëjë gjithçka" për ta mbrojtur Trampin, por qëndrimi i tij ndryshoi në mënyrë dramatike deri në vitin 2019, kur dëshmoi para komisionit të Kongresit amerikan.

foto: arkivi i MPB-së

QËNDRONI TË LIDHUR