• e diel, 22 dhjetor 2024

Trampi përsëri dënohet për shkak të një komenti para gjykatës në Nju Jork

Trampi përsëri dënohet për shkak të një komenti para gjykatës në Nju Jork

Nju Jork, 26 tetor 2023 (MIA) - Gjykatësi Artur Engoron i cili udhëheq kontestin civil kundër ish presidentit amerikan Donald Tramp e ka dënuar me 10.000 dollarë për shkak të një komenti që e ka dhënë para gazetarëve disa orë para gjykimit për "person që është shumë i njëanshëm, ndërsa ulet pranë gjyqtarit".

Dënimi erdhi pasi Trampi ishte ftuar në tavolinën e dëshmitarëve për ta sqaruar komentin e tij. 

Trampi dhe avokati i tij deklaruan se komenti i referohet dëshmitarit Majkëll Koen dhe jo nëpunësit të gjykatës.

Më herët Trampi ishte dënuar me 5.000 dollarë më 20 tetor pas postimit të tij përçmues në mediat sociale "E vërteta për personelin gjyqësor" mbeti në faqen e tij të fushatës për javë të tëra pasi një gjykatës urdhëroi që të hiqet. Gjykatësi më pas shmangu aktin e Trampit që ta konsiderojë si shpërfillje të gjykatës, por rezervoi të drejtën për ta bërë këtë dhe mundësisht ta dënojë atë me burg nëse përsëri shkel urdhrin e kufizuar që ndalon sulmet personale ndaj personelit të gjykatës nga individë të përfshirë në rastin. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR