• e mërkurë, 21 janar 2026

Trampi për kontestin rreth Grenlandës: Do të gjejmë zgjidhje

Trampi për kontestin rreth Grenlandës: Do të gjejmë zgjidhje

Uashington, 21 janar 2026 (MIA) - Presidenti Donald Tramp ka deklaruar dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj në NATO do të "gjejnë një zgjidhje" për kontestin me Grenlandën.

"Mendoj se do të gjejmë zgjidhje me të cilën NATO do të jetë shumë e kënaqur ku edhe ne do të jemi shumë të kënaqur", tha Trampi disa orë para se të nisej për në Forumin ekonomik botëror në Zvicër.

Njëherësh, Trampi përsëriti qëndrimin e tij se SHBA ka nevojë për Grenlandën për shkaqe sigurie.

Në pyetjen se sa larg do të ishte i gatshëm të shkonte për ta sjellë ishullin nën kontrollin e SHBA-së, ai u përgjigj: "Do ta mësoni".

Trampi tha gjithashtu se SHBA ka planifikuar një numër takimesh për Grenlandën gjatë takimit të profilit të lartë në vendpushimin e alpeve në Davos.

Ai më parë ka deklaruar se bisedimet ku marrin pjesë palët në kontestin mes SHBA-së dhe Evropës do të mbahen në margjinat e forumit, por nuk ka precizuar se kush do të marrë pjesë.

Presidenti republikan nuk ka lënë asnjë dyshim se dëshiron ta vendos Grenlandën nën kontrollin e SHBA-së e cila i përket Danimarkës.

Pasi aleatët evropianë të NATO-s shprehën solidaritet me Danimarkën dhe Grenlandën, Trampi tha se do të vendosë tarifa ndëshkuese nga 1 shkurti për të ushtruar presion mbi kundërshtarët sa i takon shitjes së ishullit Arktik, SHBA-së.

Në pyetjen mbi kundërshtimin e banorëve të Grenlandës ndaj bashkimit me SHBA-në, Trampi tha: "Kur do të flas me ta, jam i sigurt se do të jenë të magjepsur".

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR