Trampi nuk kundërshton që cisterna ruse të dërgojë 730.000 fuçi naftë në Kubë edhe krahas bllokadës
- Presidenti amerikan Donald Trаmp deklaroi mbrëmë se nuk ka "asnjë problem" me atë që një cisternë ruse për nafte pranë brigjeve të Kubës po dërgon ndihma në ishull për shkak të bllokadës amerikane të naftës.
- Post By Fami Bajrami
- 10:16, 30 mars, 2026
Uashington, 30 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trаmp deklaroi mbrëmë se nuk ka "asnjë problem" me atë që një cisternë ruse për nafte pranë brigjeve të Kubës po dërgon ndihma në ishull për shkak të bllokadës amerikane të naftës.
"Kemi një cisternë atje. Nuk kemi problem që dikush të marrë një cisternë nafte, sepse i duhet... duhet të mbijetojë", u tha Trampi gazetarëve në bordin e aeroplanit "er fors uan" ndërsa udhëtonte nga Florida në Uashington.
Në pyetjen nëse një raport i "Nju Jork Tajms" se cisternës do t'i lejohet të arrijë në Kubë është e saktë, Trampi me përgjigje: "Nëse ndonjë vend dëshiron të dërgojë naftë në Kubë tani, nuk kam asnjë problem me këtë, qoftë Rusia apo jo."
Një cisternë ruse që transporton naftë të papërpunuar ka hyrë në zonën ekskluzive ekonomike të Kubës, sipas të dhënave për ndjekjen e anijeve që mund të jetë importi i parë i naftës i vendit të Karaibeve në dy muaj.
Cisterna "Anatoli Kolodkin" e cila u nis nga Primorsku i ngarkuar me gati 730.000 fuçi naftë të papërpunuar nga Urali së shpejti mund të shkarkohet në portin kuban Matanzas nëse nuk ndryshon kursin e saj aktual, githnjë sipas shërbimeve për ndjekjen e anijeve.
Ekspertët thonë se dërgesa e pritur mund të prodhojë gati 180.000 fuçi dizel, të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e Kubës për nëntë ose 10 ditë.
Kuba një kohë të gjatë ka qenë në qendër të kontestit midis SHBA-së dhe Rusisë me dekada. Trampi mbrëmë hodhi poshtë sugjerimet se lejimi i anijes për të arritur në Kubë do ta ndihmonte presidentin rus Vlladimir Putin.
"Nuk e ndihmon atë. Ai po humb një anije me naftë, kjo është e gjitha që ka. Nëse ai dëshiron ta bëjë këtë dhe nëse vendet e tjera duan ta bëjnë këtë, nuk më shqetëson shumë", ka thënë Trampi.
Ai tha se "kjo nuk do të ketë ndikim" dhe se "Kuba ka mbaruar".
"Ata kanë një regjim të keq. Ata kanë një udhëheqësi shumë të keqe dhe të korruptuar dhe a do të marrin apo jo naftë, kjo nuk bën ndonjë ndryshim", tha Trampi.
Foto: EPA