Trampi nuk ka ndërmend të lehtësojë tarifat e çelikut dhe aluminit
- Presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi se nuk ka "ndërmend" të lehtësojë tarifat prej 25 për qind të vendosura ndaj partnerëve tregtarë amerikanë për çelikun dhe aluminin.
- Post By Fami Bajrami
- 10:59, 17 mars, 2025
Uashington, 17 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi se nuk ka "ndërmend" të lehtësojë tarifat prej 25 për qind të vendosura ndaj partnerëve tregtarë amerikanë për çelikun dhe aluminin.
"Jo, nuk kam ndërmend ta bëj këtë", u përgjigj Trampi mbrëmë në pyetjet e gazetarëve nëse do të miratonte përjashtimet nga tarifat.
Nga java e kaluar janë në fuqi tarifat prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin me qëllim për të mbrojtur industrinë amerikane të çelikut e cila po përballet me konkurrencë të shtuar.
Trampi planifikon të vendos të ashtuquajturat tarifa "reciproke" për të gjithë partnerët tregtarë të vendit të tij duke filluar nga 2 prilli.
Atëherë duhet të hyjnë në fuqi tarifat prej 25 për qind për produktet meksikane dhe kanadeze të cilat u pezulluan përkohësisht në fillim të marsit.
"Dy prilli është dita e çlirimit të vendit tonë. Miliarda dollarë kanë ardhur tashmë në vendin tonë, ndërsa nga 2 prilli do të ketë edhe më shumë", tha Trampi. rq/
Foto: EPA