• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi: Nuk e dija për sulmin izraelit mbi Katar

Trampi: Nuk e dija për sulmin izraelit mbi Katar

Uashington, 16 shtator 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk e ka informuar paraprakisht për sulmin izraelit mbi Katar javën e kaluar, pasi Aksios njoftoi se Trampi ishte paralajmëruar pak para sulmit. 

Administrata e Trampit deklaroi se paralajmërimi kishte ardhur madje pasi raketat ishin tashmë në ajër, që i ka lënë Trampit kurrfarë mundësie që të kundërshtojë. Aksios, duke iu referuar përfaqësuesve izraelitë, njoftoi se Shtëpia e Bardhë e ka ditur prej më parë, edhe pse korniza kohore për parandalimin e sulmit do të ishte shumë e shkurtër. 

Izraeli bëri përpjekje që t’i vrasë liderët politikë të Hamasit në sulm ajror në Katar të martën, duke i përforcuar edhe më shumë operacionet e tij ushtarake në Lindjen e Mesme. Sulmi ishte dënuar në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, me paralajmërim se mundet edhe më shumë t’i përshkallëzojë tensionet në rajon. 

Trampi paraprakisht deklaroi se nuk do të ishte i përfshirë në vendimin e Izraelit që ta sulmojë Katarin. 

Dje, ishte pyetur nëse Netanjahu personalisht e ka paralajmëruar se Izraeli do t’i sulmojë liderët e Hamasit në Katar. “Jo, jo, nuk e bënë këtë”, u përgjigj Trampi. 

Kabineti i Netanjahut përsëriti raportin e “Aksios” se bëhet fjalë për operacion izraelit “plotësisht të pavarur”. 

Uashingtoni është aleat edhe i Izraelit edhe i Katarit. Doha ndërmjetëson në përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gazë. 

Sulmet e Izraelit mbi Gazë që nga tetori i vitit 2023 vranë dhjetëra mijëra njerëz, e zhvendosën të gjithë popullsinë dhe shkaktuan uri. Shumë ekspertë të të drejtave të njeriut dhe shkencëtarë besojnë se ky është gjenocid. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR