Trampi: Nuk do t'i heqë tarifat për Kinën për të sjellë Pekinin në tryezën e negociatave
- Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se nuk do t'i shfuqizojë tarifat për Kinën për ta detyruar Pekinin të ulet në tryezën e negociatave.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:07, 5 maj, 2025
Uashington, 5 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se nuk do t'i shfuqizojë tarifat për Kinën për ta detyruar Pekinin të ulet në tryezën e negociatave.
"Sot thanë që dëshirojnë të bisedojnë. Shikoni, Kinë, edhe mua nuk më pëlqen kjo. Nuk jam i lumtur për shkak të kësaj. Kina është plotësisht e shkatërruar. Fabrikat e tyre po mbyllen. Papunësia e tyre me shpejtësi po rritet. Nuk dëshiroj të i'a bëjë këtë Kinës tani. Gjithashtu, nuk dëshiroj që Kina të fitojë miliarda dollarë dhe të ndërtojë më shumë anije, më shumë tanke ushtarake dhe më shumë aeroplanë", tha Trampi.
Ai njoftoi se është e mundur që t'i ulë tarifat për mallrat kineze në të ardhmen, duke pranuar se normat aktuale e kanë çuar tregtinë midis SHBA-së dhe Kinës në një ndalesë pothuajse të plotë.
"Në një moment do t'i ulim sepse përndryshe nuk do të ishim kurrë në gjendje të bashkëpunonim me ta, ndërsa ata me të vërtetë dëshirojnë të bashkëpunojnë. Ekonomia e tyre është në kolaps", tha Trampi në një intervistë televizive për En-Bi-Si njuz. qa/
Foto: EPA