• e enjte, 17 korrik 2025

Trampi: Nuk do ta vrasim ajatollahun Hamnei, të paktën jo tani

Trampi: Nuk do ta vrasim ajatollahun Hamnei, të paktën jo tani

Uashington, 17 qershor 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp publikoi disa porosi në rrjetet sociale për Iranin, ndërsa në njërën kërkon “DORËZIM PA KUSHT”. 

Ai në rrjetin e tij “Truth soushëll” (Truth social) njoftoi se e di se ku fshihet lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Hamnei, por se tani për tani nuk është planifikuar sulm ndaj tij. 

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘lider suprem’. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje - Nuk do ta nxjerrim që andej (ta vrasim!), të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të vrasin civilë ose ushtarë amerikanë. Durimi ynë po na mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj!

Paraprakisht, portali amerikan Aksios (Axios) duke iu referuar disa përfaqësuesve qeveritarë anonimë publikoi se Trampi e ka ndalur planin izraelit për atentat ndaj liderit suprem iranian ajatollahut Ali Hamnei gjatë fundjavës. 

Armata izraelite ka vlerësuar se ka mundësi për sulm, por Trampi nuk e pranoi planin. 

Sipas Aksios, Shtëpia e Bardhë vazhdon t’i mbështesë qëllimet e Izraelit për shkatërrimin e programit iranian bërthamor dhe me raketa, por është kundër planit për rrëzimin e Republikës Islamike me dhunë. fc/ 

Foto: “Truth soushëll”

 

QËNDRONI TË LIDHUR