Trampi nuk dëshiron t'i varfërojë rezervat amerkane të raketave "Tomahavk"
- Donald Trampi mbrëmë se deklaroi se SHBA-ja nuk mund të "varfërojë" rezervat e veta të raketave "Tomahavk", të cilat Ukraina po i kërkon nga SHBA-ja t'i sigurojë për t'iu përgjigjur sulmeve ruse.
Uashington, 17 tetor 2025 (MIA) - Donald Trampi mbrëmë se deklaroi se SHBA-ja nuk mund të "varfërojë" rezervat e veta të raketave "Tomahavk", të cilat Ukraina po i kërkon nga SHBA-ja t'i sigurojë për t'iu përgjigjur sulmeve ruse.
"Ne nuk mund t'i varfërojmë (rezervat) e vendit tonë", tha presidenti amerikan në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me ato raketa lundruese.
"Ne kemi nevojë për ta, kështu që nuk e di se çfarë mund të bëjmë", shtoi ai.
Trampi sot do të presë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë, i cili tashmë ka kërkuar nga Amerikan t'ia sigurojë ato raketa.
Përpara takimit me Zelenskin, Tramp foli mbrëmë në telefon me homologun e tij rus, presidentin Vladimir Putin, me të cilin, siç tha, ndërsa konfirmoi edhe Kremlini, u ra dakord të takohen së shpejti në kryeqytetin e Hungarisë.
Gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ai u kumtoi se planifikon të takohej me Putinin në "dy javët e ardhshme" dhe se pati një bisedë "shumë produktive" me presidentin rus.
Trampi, gjithashtu, tha se do t’ia përcjellë Zelenskit atë që ka biseduar me Putinin. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s