Trampi nuk është 100 për qind i sigurtë se nuk ka të drejtë të kandidohet për një mandat të tretë
- Ish presidenti dhe president i ri amerikan Donald Tramp shkaktoi polemikë të re me deklaratën se nuk është 100 për qind i sigurtë se nuk ka të drejtë të kandidohet për një mandat të tretë.
- Post By Sara Ademi
- 07:49, 28 janar, 2025
Uashington, 28 janar 2025 (MIA) - Ish presidenti dhe president i ri amerikan Donald Tramp shkaktoi polemikë të re me deklaratën se nuk është 100 për qind i sigurtë se nuk ka të drejtë të kandidohet për një mandat të tretë.
"Kam mbledhur shumë para për zgjedhjet e ardhshme, supozoj se nuk mund t'i përdor për veten, por nuk jam i sigurtë 100 për qind", tha Trampi në darkën me anëtarët republikan në Dhomën Përfaqësuese në Florida.
Kjo nuk ëdhtë hera e parë që Trampi të njoftojë mundësinë për një mandat të tretë. Në tubimin e mëparshëm në Las Vegas, Nevada, ai tha se "do të ishte nderi më i madh në jetë të shërbejë jo njëherë, por dy ose tre herë", plotësisht duke nxitur më tej spekulimet për planet e tij të ardhshme politike.
Përfaqësuesi republikan Endi Ogëls nga Tenesi paraprakisht propozoi ndryshim të kushtetutës së SHBA-së për t'i mundësuar Trampit një mandat të tretë. Megjithatë, ndryshimi i Kushtetutës amerikane është jashtëzakonisht një proces i ndërlikuar. Për propozim zyrtar do të ishte e nevojshme një shumicë prej dy të tretash në dy dhomat e Kongresit - që republikanët për momentin nuk e kanë - ose konvokojnë një konventë kushtetutese, që nuk ka ndodhur nga shekulli i 18-të. Për ratifikimin nevojitet një shumicë prej dy të tretash nga shtetet federale ose 38 shtete.
Në SHBA presidenti mund të kandidohet më së shumti dy herë. Kjo përcaktohet nga amendamenti i Kushtetutës së SHBA-së, i cili ishte miratuar në vitin 1951. Sipas atij amendamenti, asnjë person nuk mund ta kryejë funksionin e presidentit më shumë se dy herë, pra gjithsej tetë vite. sa/
foto: EPA