• e enjte, 27 shkurt 2025

Trampi njofton anulimin e marrëveshjes së naftës me Venezuelën

Trampi njofton anulimin e marrëveshjes së naftës me Venezuelën

Uashington, 27 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje njoftoi se do t'i anulojë lëshimet ndaj Venezuelës që para dy viteve i dha paraardhësi i tij Xho Bajden.

Trampi, në një postim në rrjetin social Truth Social, tha se "i anulon lëshimet" e "Marrëveshjes për transaksione të naftës, nga 26 nëntori i vitit 2022". Në atë ditë administrata e Bajdenit i dha licencë kompanisë "Shevron" për ta zgjeruar prodhimtarinë e saj në Venezuelë dhe të importojë naftë të papërpunuar në SHBA.

Kjo ishte licenca e vetme që administrata e Bajdenit ia dha Venezuelës. Trampi nuk e përmendi "Shevron"-in në postimin e tij.

Postimi i Trampit vijoi pas atij në fillim të shkurtit ku citohet se Venezuela ka pranuar kthimit e të gjithë migrantëve ilegal nga SHBA dhe se do të sigurojë kthimin e tyre prapa.

Në kumtesën e fundit, Trampi tha se Maduro nuk i ka transferon banorët e Venezuelës nga SHBA sipas dinamikës që ishte dakorduar.

Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro dhe qeveria e tij gjithmonë i hodhën poshtë sanksionet amerikane dhe të tjera, duke thënë se ato janë masa joligjore që paraqesin "luftë ekonomike", qëllimi i të cilave është shkatërrimi i Venezuelës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR