Trampi: Ndoshta do të jetë e nevojshme të merremi me gjykatësit të cilët i bllokojnë përpjekjet për uljen e shpenzimeve
- Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklaroi se "ndoshta do të nevojitet të merremi me gjykatësit", të cilët, siç tha, po i bllokojnë përpjekjet për uljen e shpenzimeve të agjencive qeveritare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:02, 12 shkurt, 2025

Uashington, 12 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklaroi se "ndoshta do të nevojitet të merremi me gjykatësit", të cilët, siç tha, po i bllokojnë përpjekjet për uljen e shpenzimeve të agjencive qeveritare.
Gjatë një fjalimi të përbashkët nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Trampi dhe shefi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) Ilon Mask thanë se kishte "shumë rezistencë" në qeveri.
Masku theksoi se është e rëndësishme që përfaqësuesit e zgjedhur nga publiku të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë, e jo një burokraci e madhe "e pazgjedhur".
Foto: EPA