• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Tramp: Nëse regjimi nuk mundet përsëri ta bëjë Iranin të madh, pse të mos ndërrohet

Tramp: Nëse regjimi nuk mundet përsëri ta bëjë Iranin të madh, pse të mos ndërrohet

Uashington, 23 qershor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje “përsëri ta bëjë Iranin të madh”, atëherë ndoshta do të duhet të ndryshohet regjimi në këtë vend, informon DPA. 

“Nuk është politikisht korrekte të shfrytëzohet termi ‘ndryshim i regjimit’, por nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje që përsëri ta bëjë Iranin të madh, pse të mos ketë ndryshim të regjimit? ”MIGA!”, shkroi Trampi në profilin e tij në rrjetin Truth Social, duke e shfrytëzuar akronimin MIGA për „Make Iran Great Again“, si aluzion të akronimit MAGA, ose “Make America Great Again“, siç ishte slogani në fushatat presidenciale të Trampit. 

Ai shtoi se pilotët e bombarduesve amerikanë B-2 të cilët i kryen sulmet ndaj stacioneve bërthamore iraniane të sigurt ishin ulur në shtetin federal amerikan Misuri. 

“Ju faleminderit për punën e kryer me sukses! Donald Xh.Tramp, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trampi. 

Paraprakisht dje ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset deklaroi në Pentagon se sulmi i natës ndaj objekteve bërthamore në Isfahan, Natanc dhe Fordou ishte kryer që të eliminohet kërcënimi për interesat amerikane që e përfaqëson programin bërthamor të Iranit, ndërsa jo që të shkaktohet ndryshim i regjimit në Teheran. 

“Presidenti miratoi operacion preciz për neutralizimin e kërcënimeve për interesat tona kombëtare që i përfaqëson programi bërthamor iranian dhe vetëmbrojtja kolektive e trupave tona dhe aleati ynë Izraeli”, tha Hegset para gazetarëve në Pentagon . 

Nënkryetari amerikan, Xh.D. Uens, gjithashtu, theksoi se programi bërthamor i Iranit ishte cak. 

“Ne nuk jemi në luftë me Iranin, ne jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit”, deklaroi ai dje për En-Bi-Si. 

Megjithatë, transmeton DPA, përderisa Hegset dhe Uens thonë se sulmet nuk ishin të drejtuara drejt rrëzimit të udhëheqësisë iraniane, në Partinë Republikane të Trampi ekziston edhe tabor i cili një kohë të gjatë kërkon rrëzim politik në Teheran. 

Izraeli më 13 qershor filloi sulme të mëdha ndaj caqeve ushtarake iraniane, duke bërë të ditur se ka për qëllim ta parandalojë vendin që të ndërtojë armë bërthamore, akuzë të cilën Teherani vazhdimisht e mohon. 

Irani u përgjigj me një varg fluturake me raketa dhe pa pilot, ndërsa sulmet e ashpra ajrore dhe me raketa sot hyjnë në ditën e dhjetë. fc/

Foto: Truth social 

 

QËNDRONI TË LIDHUR