• e enjte, 15 maj 2025

Trampi: Nëse ata refuzojnë një armëpushim, ne do t'i quajmë budallenj dhe do të tërhiqemi

Trampi: Nëse ata refuzojnë një armëpushim, ne do t'i quajmë budallenj dhe do të tërhiqemi

Uashington, 18 prill 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, konfirmoi fjalët e sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio, për tërheqje nga negociatat nëse palët ruse dhe ukrainase nuk arrijnë “së shpejti” marrëveshje.

Trampi tha se Rubio kishte "të drejtë", por në të njëjtën kohë tregoi optimizëm më të madh në lidhje me perspektivat për arritjen e një marrëveshjeje.

Kur u pyet për kornizën kohore në të cilën SHBA mund të tërhiqet, Trampi u përgjigj: "Nuk ka një numër të caktuar ditësh, por ne duam ta përfundojmë atë shpejt".

"Nëse, për ndonjë arsye, njëra nga të dy palët e bën të vështirë, ne thjesht do të themi: Jeni budalla,  budalla jeni. Ju jeni njerëz të tmerrshëm dhe ne thjesht do të heqim dorë, por shpresoj se nuk do të duhet ta bëjmë atë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan nuk dëshironte të tregojë nëse ishte i përgatitur të braktiste plotësisht negociatat ose nëse do të vazhdonte të mbështeste ushtarakisht Ukrainën nëse bisedimet dështonin.

I pyetur se çfarë progresi do t'i duhej të shihte për të vazhduar negociatat, Trampi tha se ai "duhet të shohë entuziazëm për t'i dhënë fund" nga të dyja palët, duke parashikuar se do ta dijë "së shpejti".

"Mendoj se kemi një shans shumë të mirë për ta arritur këtë. Tani gjithçka po vjen në krye", tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio tha se nëse nuk është e mundur t'i jepet fund luftës në Ukrainë, SHBA duhet të heq dorë nga përpjekjet dhe të vazhdojnë përpara. "Nëse nuk është e mundur t'i japim fund luftës në Ukrainë, ne duhet të vazhdojmë," u tha ai gazetarëve përpara se të largohej nga Parisi.

"Nuk është lufta jonë. Ne nuk e filluam atë. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar Ukrainën për tre vjet dhe ne duam që lufta të përfundojë, por kjo nuk është lufta jonë," tha Rubio. "Presidenti Donald Tramp ka bërë përpjekje të vazhdueshme në nivelet më të larta të qeverisë për 87 ditë për t'i dhënë fund kësaj lufte. Tani po vijmë në një pikë ku duhet të vendosim dhe të përcaktojmë nëse edhe kjo është e mundur. Kjo është arsyeja pse ne po flasim me të dyja palët", shtoi ai.

"Ne duhet të përcaktojmë shumë shpejt, brenda pak ditësh, nëse një marrëveshje paqeje është e realizueshme në një afat të shkurtër, sepse nëse nuk është, mendoj se ne thjesht do të vazhdojmë përpara," tha Rubio.

"Ne nuk do t'i vazhdojmë këto përpjekje për javë dhe muaj pa fund," shtoi ai. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR