• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi nënshkroi urdhër për largimin e të pastrehëve nga rrugët

Trampi nënshkroi urdhër për largimin e të pastrehëve nga rrugët

Uashington, 25 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv me të cilin u lehtësohet shteteve dhe qyteteve largimi i njerëzve të pastrehë nga hapësirat publike dhe t'i vendosin në institucione për trajtimin e sëmundjeve mendore dhe varësisë.

Sipas njoftim të Shtëpisë së Bardhë, urdhëri i kërkon Prokurores së shtetit, Pam Bondi të "ndryshojë praktikën gjyqësore dhe t'i anulojë dekretet e pajtueshmërisë" të cilat, siç thuhet, e kufizojnë aftësinë e autoriteteve lokale për të ndaluar njerëzit në rrugë që paraqesin rrezik për veten ose të tjerët, raporton Si-Bi-Es Njuz. 

Urdhri gjithashtu siguron fonde federale për zhvendosjen e personave të pastrehë të cilët, thuhet, "shkaktojnë parregullsi publike" ose vuajnë nga "sëmundje serioze mendore ose varësi", në qendra trajtimi, kujdes ambulator ose institucione të tjera. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR