• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi nënshkroi urdhër ekzekutiv të ri me tarifat nga 10 deri në 50 për qind për pothuajse të gjithë partnerët tregtar të SHBA-së dhe e anuloi hyrjen e tyre në fuqi deri më 7 gusht

Trampi nënshkroi urdhër ekzekutiv të ri me tarifat nga 10 deri në 50 për qind për pothuajse të gjithë partnerët tregtar të SHBA-së dhe e anuloi hyrjen e tyre në fuqi deri më 7 gusht

Uashington, 1 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka zbuluar një sërë tarifash të reja që do të rrisin tarifën mesatare të SHBA-së për mallrat e importuara nga pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të vendit për nga 10 deri në 50 për qind, njoftuan agjencitë botërore.

Tarifat e reja amerikane, duke përfshirë një tarifë prej 15 përqindëve për importet e BE-së, do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, e jo më 1 gusht, konfirmoi dje për DPA-në një zyrtar i qeverisë amerikane. Data e mëvonshme e fillimit ka për qëllim të ofrojë më shumë kohë për zbatimin e tarifave të reja.

Presidenti amerikan Tramp, fillimisht caktoi 1 gushtin si datë, e cila u përmend edhe në përmbledhjen e fundit të marrëveshjes SHBA-BE. Në atë përmbledhje thuhet se "që nga 1 gushti, SHBA-ja do ta zbatojnë këtë normë maksimale për shumicën e eksporteve të BE-së", duke marrë parasysh tarifën prej 15 përqindëve për importet e BE-së.

Paraprakisht ditën e djeshme Tramp nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendoste tarifa të reja për dhjetëra vende.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një listë prej gati 70 vendesh, së bashku me Bashkimin Evropian, që do t'i nënshtrohen tarifave specifike. Ata i përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën dhe Japoninë. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se vendet që nuk janë në listë do t'i nënshtrohen tarifës standarde prej 10 për qind të shpallur nga Trampi në prill, duke qetësuar shqetësimet më të mëdha të investitorëve pasi presidenti deklaroi më parë se normat mund të dyfishoheshin. Megjithatë, lëvizja e tij për të rritur tarifat për disa mallra kanadeze në 35 për qind kërcënon të shtojë tensione të reja në marrëdhënien tashmë të tensionuar", raportoi Blumberg.

Kanadaja është përjashtim, ndërsa Tramp tha se vendimi i tij ishte për shkak të faktit se vendi fqinj nuk kishte bërë mjaftueshëm për të frenuar kontrabandën e drogës përtej kufirit të SHBA-së.

Meksikës i është dhënë një zgjatje 90-ditore e periudhës së negociatave, me çrast SHBA-ja e anulon vendosjen e tarifave prej 30 për qind. India përballet me një tarifë prej 25 për qind pasi dështuan bisedimet për aksesin në tregun bujqësor indian. Tajvanit i është dhënë një tarifë "e përkohshme" prej 20 për qind, me mundësinë e uljes nëse arrihet marrëveshje.

Tarifat më të larta po i vendosen Brazilit - 50 për qind dhe Sirisë - 41 për qind. Mianmari dhe Laosi i nënshtrohen një tarife prej 40 për qind.

Masat e reja janë një vazhdim i politikës tregtare të Trampit të shpallur në prill, e njohur si "Dita e çlirimit". Ai vendosi një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së, si dhe norma më të larta "reciproke" për vende të caktuara. Edhe pse tarifat bazë janë tashmë në fuqi, tarifat shtesë u pezulluan përkohësisht për 90 ditë për të lejuar negociatat tregtare.

Disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Japoninë, si dhe BE-në dhe Korenë e Jugut, kanë arritur tashmë marrëveshje individuale për të shmangur sanksione më të ashpra. Për të tjerët, hyrja në fuqi e tarifave më të larta më 7 gusht shënon fillimin e një faze të re të tensioneve tregtare globale. mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR