Mbahet komemoracioni për Kirkun: Trampi e quan dëshmor të lirisë
- Presidenti amerikan, Donald Tramp si dhe folësit e tjerë në komemoracionin në stadiumin e Atlantës, viktimën Çarli Kirk e quajti martir duke shtuar se emri i tij do të jetojë përgjithmonë në kronikën e patriotëve më të mëdhenj amerikanë.
- Post By Fami Bajrami
- 07:59, 22 shtator, 2025
Atlanta, 22 shtator 2025 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp si dhe folësit e tjerë në komemoracionin në stadiumin e Atlantës, viktimën Çarli Kirk e quajti martir duke shtuar se emri i tij do të jetojë përgjithmonë në kronikën e patriotëve më të mëdhenj amerikanë.
Presidenti mbajti një fjalim të veçantë për prindërit e Kirkut dhe të venë Erika, duke shprehur ngushëllimet e tij më të thella dhe duke vënë në dukje se Kirk solli më shumë të mira dhe dashuri në këtë botë në 31 vitet e tij se sa shumica e njerëzve sjellin në të gjithë jetën e tyre.

Para dhjetëra mijëra njerëzve që merrnin pjesë në komemoracionin ai i rikujtoi me fjalët që siç pretendon, Kirk i ka thënë para vdekjes: "Ju lutem, zotëri, shpëtojeni Çikagon". Trampi premtoi se do ta bëjë pikërisht këtë - ta shpëtojë Çikagon nga një krim i tmerrshëm.

Në fund të fjalimit të tij, Trampi thirri në skenë të venë e tij, Erika Kirk, ndërsa publiku e duartrokiti ndërsa ajo foli për vullnetin e Kirkut për të luftuar.
"Mësimi i jetës së Çarlit është se nuk duhet ta nënvlerësoni kurrë që një person bën me zemër të mirë, një kauzë të drejtë, një shpirt të ndritshëm dhe vullnetin për të luftuar, luftuar, luftuar", tha Trampi.
Ai shtoi se Amerika duhet të vazhdojë të luftojë për vendin "për të cilin jetoi Çarli, lirinë për të cilën ai vdiq dhe vlerat në të cilat ai besonte thellësisht".
"Çarli krijoi diçka të veçantë, Turning point USA dhe nën udhëheqjen e gruas së tij, Erika do të bëhet më e madhe dhe më e fortë se kurrë më parë", tha ai.

Ai sulmoi gjithashtu mediat dhe prezantuesin televiziv Xhimi Kimel, duke e quajtur të patalentuar pasi ky i fundit u tall me komentet e Trampit për vdekjen e Kirkut. Në fjalimin e tij, ai iu referua edhe Xhoi Bajdenit duke e tallur atë për performancën e tij të paqëndrueshme dhe tha: "Çarli e dinte se çfarë do të thotë të bësh Amerikën përsëri të madhe".
Presidenti njoftoi gjithashtu se Kirku do të nderohet pas vdekjes me medaljen presidenciale të lirisë. Ceremonia, tha ai, do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, "në Uashington shumë të sigurt", një vend që Kirk "e respektonte thellësisht".
Foto: EPA