• e martë, 24 dhjetor 2024

Trampi mungoi edhe në debatin e dytë televiziv të kandidatëve republikanë

Trampi mungoi edhe në debatin e dytë televiziv të kandidatëve republikanë

Uashington, 28 shtator 2023 (MIA) - Në debatin e dytë televiziv presidencial të republikanëve morën pjesë shtatë republikanë të cilët së bashku me Donals Trampin luftojnë të jenë kandidatë të partisë së tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA vitin e ardhshëm, ndërsa këtë herë sërish mungoi ish-presidenti amerikan. 

Në debatin e mbajtur dje në bibliotekën dhe muzeun e Ronald Reganit në Simi Vali, Kaliforni morën pjesë ish-nënpresidenti Majk Pens, ish-guvernatorja e Karolinës Jugore Niki Hejli, guvernatori i Floridës Ron Desantis, guvernatori i Dakotës Veriore Dag Burgum, senatori i Karolinës Jugore Tim Skot, ish-guvernatori i Nju-Xhersit, Kris Kristi dhe sipërmarrësi Vivek Ramsvami. 

Në debatin televiziv kandidatët kryesisht i kanë kritikuar të munguarit, Trampin, presidentin amerikan Xhozef Bajdenin, por edhe njëri-tjetrin, më shumë për çështjet për marrëdhëniet me Kinën, migrimin dhe politikën ekonomike, transmetojnë mediat britanike. 

Guvernatori i Floridës Ron Desantisi e quajti Trampin "të zhdukur në aksion" dhe e akuzoi për rritjen e borxhit kombëtar për triliona dollarë. 

Ish-guvernatori i Nju-Xhersit, Kris Kristi, kritiukes i rregullt i Trampit, tha se Trampi "është i frikësuar" për këtë shkak e anashkaloi debatin. 

Majk Pensi, nënkryetari i SHBA-së gjatë administratës së Trampit nga viti 2017-2021, ka paralajmëruar se nëse zgjidhet, do të ketë qasje të kundërt nga ish-presidenti amerikan. 

Bajdeni, kandidati potencial demokrat për zgjedhjet në nëntor të vitit 2024, gjithashtu është kritikuar nga kandidatët presidencial, të cilët ashpër e kritikuan përballjen e tij me ekonominl dhe krizën e migrantëve në kufirin jugor me Meksikën.  

 Disa minuta para fillimit të debatit, Trampi foli në forumin në Miçigen, ku punëtorët nga industria automobilistike të cilët kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira për punë iu bashkuan presidentit aktual të martën në shenjë të protestës.

 Duke iu shmangur të dy debateve, ish-presidenti tregoi se në fushatë është fokusuar tek Bajdeni, kundërshtari i tij i mëparshëm, ndërsa ndoshta edhe kundërkandidat i ardhshëm, dhe jo tek kandidatët republikanë që janë shumë prapa në sondazhet e deritanishme, sipas mediave britanike.

Republikanët zyrtarisht do ta zgjedhin kandidatin e tyre në konventën në korrik para zgjedhjeve presidnciale në nëntor të vitit 2024. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR