Trampi me urdhër për dënime të rënda për djegien e flamurit amerikan
- Presidenti amerikan, Donald Tramp po përgatit një urdhër ekzekutiv me të cilin do të vendosen dënime të rrepta për përdhosjen e flamurit amerikan, duke përfshirë edhe djegien e tij, raporton "Foks njuz".
- Post By Qefsere Abduli
- 16:43, 25 gusht, 2025
Uashington, 25 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp po përgatit një urdhër ekzekutiv me të cilin do të vendosen dënime të rrepta për përdhosjen e flamurit amerikan, duke përfshirë edhe djegien e tij, raporton "Foks njuz".
"Flamuri është simboli më i shenjtë i SHBA-së, ndërsa përdhosja e saj është shprehje e urrejtjes dhe armiqësisë kundër kombit tonë“, thuhet në dokument.
Me urdhërin ekzekutiv, Ministria e Drejtësisë do të detyrohet të nisë procedura penale kundër autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë parashikohet zgjerimi i kufizimeve për të huajt që marrin pjesë në aktivitete të tilla – duke përfshirë heqjen e vizave dhe ndalimin e qëndrimit.
Masa vjen pas një serie protestash në të cilat është djegur flamuri, veçanërisht gjatë protestave anti-Israel dhe aksioneve të emigracionit.
Përveç kësaj, Trampi tashmë ka ndërmarrë një sërë masash për të promovuar patriotizmin, përfshirë edhe ndalimin e shfaqjes së flamujve të tjerë në ambasadat amerikane. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s