Trampi me kërcënime për Iranin nëse autoritetet e bllokojnë furnizimin me naftë
- Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë me kërcënime se do ta godasë Iranin "shumë më fort" nëse autoritetet në Teheran vendosin të bllokojnë furnizimet me naftë në rajon.
- Post By Melahat Baftija
- 08:31, 10 mars, 2026
Uashington, 10 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë me kërcënime se do ta godasë Iranin "shumë më fort" nëse autoritetet në Teheran vendosin të bllokojnë furnizimet me naftë në rajon.
"Nuk do të lejoj që një regjim terrorist ta mbajë botën peng dhe të përpiqet të ndalojë furnizimin me naftë. Nëse Irani bën diçka të tillë, do të goditet shumë, shumë më fort", tha presidenti amerikan në një konferencë për shtyp në Florida. "Nëse duan ta luajnë këtë lojë, më mirë të mos e bëjnë", shtoi ai.
Tramp më parë e përshkroi luftën me Iranin si një "udhëtim të shkurtër" dhe një "ekskursion të vogël" në një fjalim para ligjvënësve republikanë.
Ai gjithashtu bëri një sërë deklaratash kontradiktore në lidhje me qëllimet e ofensivës izraelito-amerikane, duke thënë se SHBA-ja nuk do të "ndalen derisa armiku të mposhtet plotësisht".
Tramp shtoi se forcat amerikane kanë nisur sulme ndaj objekteve iraniane të prodhimit të dronëve dhe janë përpara afatit për të shkatërruar objektivat iraniane.
Operacioni në Iran është "shumë përpara afatit tonë fillestar", theksoi ai.
"Jemi afër përfundimit të turneut", tha presidenti amerikan, duke shtuar se SHBA-ja mund ta shpallin fushatën e tyre ushtarake si të suksesshme, megjithëse operacioni vazhdon.
"Lufta do të përfundojë kur Irani të mos ketë më kapacitet për të zhvilluar armë të orientuar drejt SHBA-së, Izraelit ose aleatëve tanë për një kohë shumë të gjatë", theksoi Tramp. mb/
Foto: EPA