Kryetari i Këshillit Evropian paralajmëron se Rusia është fituesi i vetëm nga lufta në Iran
- Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta ka bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi se deri më tani fituesi i vetëm i luftës është Rusia.
- Post By Melahat Baftija
- 12:30, 10 mars, 2026
Bruksel, 10 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta ka bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi se deri më tani fituesi i vetëm i luftës është Rusia.
Duke folur në takimin vjetor të ambasadorëve të BE-së në Bruksel, Koshta tha se Bashkimi Evropian qëndron me popullin e Iranit.
"Bashkimi Evropian qëndron me popullin e Iranit që ka vuajtur shumë. Ne mbështesim të drejtën e tyre për të jetuar në paqe dhe për të përcaktuar të ardhmen e tyre", tha ai.
"Liria dhe të drejtat e njeriut nuk mund të arrihen me bomba. Vetëm e drejta ndërkombëtare mund t'i mbrojë ato", shtoi Koshta.
Ai theksoi se mbrojtja e civilëve dhe siguria bërthamore janë me rëndësi vendimtare dhe bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Koshta paralajmëroi se lufta në Iran ka edhe pasoja më të gjera.
"Deri më tani, ka pasur vetëm një fitues në këtë luftë - Rusia", tha ai.
Sipas tij, konflikti në Iran "minon vazhdimisht pozicionin e Ukrainës duke shkelur të drejtën ndërkombëtare", duke aluduar në shqetësimet se sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit mund ta shkelin atë.
Moska, shtoi ai, po fiton burime të reja për të financuar luftën kundër Ukrainës për shkak të rritjes së çmimeve të energjensave. mb/
Foto: DPA