• e enjte, 27 shkurt 2025

Trampi mban takimin e parë të Kabinetit: Marrëveshja e Ukrainës, 25 për qind dogana për BE-në dhe politikë të re të nënshtetësisë

Trampi mban takimin e parë të Kabinetit: Marrëveshja e Ukrainës, 25 për qind dogana për BE-në dhe politikë të re të nënshtetësisë

Uashington, 27 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Donalld Trampi mbajti dje takimin e parë të Kabinetit të tij të dytë, ku mori pjesë miliarderi i teknologjisë Ilon Mask, megjithëse ai nuk është anëtar i Kabinetit.

Trampi paralajmëroi se Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski do të vizitojë SHBA-në të premten. "Do të nënshkruajmë marrëveshje që do të jetë shumë e rëndësishme", deklaroi Trampi, duke shtuar se marrëveshja ka të bëjë me minerale të rralla.

Trampi e ftoi Mask të fliste i pari, duke e lavdëruar atë si një "njeri jashtëzakonisht të suksesshëm". - Sakrifikon shumë dhe merr shumë lëvdata, por edhe sulme, gjë që edhe pritet. Kështu funksionojnë gjërat", tha Trampi.

Maski për prioritetet e DOGE

Në fjalën e tij, Mask theksoi prioritetet e DOGE (Departamenti i Efikasitetit Qeveritar), duke pranuar se "do të bëhen gabime".

"Nuk do të jemi të përsosur, por kur bëjmë gabim, do t'i korrigjojmë gabimet shpejt", tha Maski.

Ai përmendi se DOGE "rastësisht" ndërpreu financimin e programit për parandalimin e ebolës në kuadër të USAID-in, por më vonë e ka riktheur.

Maski paralajmëroi edhe një njoftim të ri nga Kabineti për menaxhimin e personelit, në të cilin kërkohet nga të punësuarit të përmendin pesë arritje në javën e fundit. Më parë, ai deklaroi se ata që nuk do të përgjigjen do të përjashtohen nga puna, por më vonë u sqarua se përgjigjja është në bazë vullnetare.

"Ne duam t'u japim njerëzve mundësinë për të dërguar email", shtoi Maski.

Trampi: Do të vazhdojnë doganat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Trampi paralajmëroi se doganat e pauzuara për Kanadanë dhe Meksikën do të hyjnë në fuqi.

"Nuk i ndaloj doganat", deklaroi ai, duke përmendur se fentanili që kalon kufirin tashmë ka shkaktuar dëme të mëdha.

Trampi shtoi se shumë nga këto tarifa do të hyjnë në fuqi më 2 prill.

Plan i ri për rrugë drejt nënshtetësisë përmes investimeve prej 5 milionë dollarësh

Trampi ka promovuar planin e tij të "kartës së artë", sipas të cilit investitorët e huaj mund të fitojnë rrugë drejt nënshtetësisë amerikane me investim të 5 milionë dollarëve.

"Për 5 milionë dollarë, ata do të marrin licencë nga Ministria e Tregtisë, e më pas do të bëjnë investim përkatës përmes EB-5," sqaroi sekretari i Tregtisë, Hauard Latnik.

Trampi shtoi se njerëzit që mund të paguajnë 5 milionë dollarë "do të krijojnë vende pune dhe do të investojnë shumë para."

Sipas tij, disa kompani mund t'i blejnë këto karta për të punësuarit e tyre.

"Do të jenë njerëz të suksesshëm, ose do të punësohen drejtpërdrejt nga universitetet, ngjashëm sikur në rastet kur një sportisti i jepet bonus", tha Trampi.

SHBA-ja do të vendosë 25 për qind taksë doganore për BE-në

Trampi paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të vendosnin taksë doganore prej 25 për qind për Bashkimin Evropian, duke përfshirë automobilat dhe produktet tjera.

"BE u krijua për të shfrytëzuar Amerikën", deklaroi Trampi, duke kritikuar Bashkimin.

Sipas ueb-faqes zyrtare të BE-së, Bashkimi është formuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Mastrihtit në vitin 1992, me çka janë hedhur themelet për monedhë të përbashkët, politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë", thekson En-Bi-Si Njuz.

 Tramp: Ka gjasa që Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë të dështojë

Trampi deklaroi se ekziston mundësia që ai të mos arrijë një marrëveshje paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës.

"Ju keni besim të madh tek ne meqë supozoni se do të ketë paqe", tha Trampi. - Por, ka mundësi që kjo të mos ndodhë. Ka rreziqe, por shpresoj se do të ketë sukses – për të mirën e njerëzimit.

Trampi ka pohuar më parë se ai mund t'i japë fund luftës brenda 24 orësh. ssm/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR