Trampi: Marrëveshja për Gazën është afër, ndoshta do të vizitoj Lindjen e Afërt gjatë fundjavës
- Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se ekziston mundësia që ai të vizitojë Lindjen e Afërt gjatë fundjavës së ardhshme dhe se është shumë afër një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës.
Uashington, 8 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se ekziston mundësia që ai të vizitojë Lindjen e Afërt gjatë fundjavës së ardhshme dhe se është shumë afër një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës.
Ai u deklaroi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se negociatat po përparojnë mirë dhe se eksziton një "shans i madh" për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës bazuar në planin e tij.
Trampi theksoi se ekziston mundësia të vizitojë Lindjen e Afërt të dielën, sepse, sipas tij, negociatorët po bënin një punë të shkëlqyer. "Ne kemi një ekip të shkëlqyer negociator atje, por për fat të keq edhe pala tjetër ka negociatorë të shkëlqyer. Por unë mendoj se (armëpushimi) është diçka që do të ndodhë, ka një shans të madhë që të ndodhë", tha Trampi.
Ai përsëriti se bota arabe dhe myslimane e mbështesin planin e tij.
"Negociatat tona të fundit janë me Hamasin. Dhe duket se po shkojnë mirë. Nëse është kështu, me shumë gjasa do të shkojë dielën, ndoshta të shtunën", tha Trampi. ls/