• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi liderëve arabë do t’ua paraqesë propozimin për paqe dhe administrimin e Gazës pas luftës

Trampi liderëve arabë do t’ua paraqesë propozimin për paqe dhe administrimin e Gazës pas luftës

Uashington, 23 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, planifikon që sot liderëve arabë dhe musliman t'ua paraqesë propozimin për paqe dhe administrimin e Gazës pas luftës, raporton Aksios, duke iu referuar përfaqësuesve amerikanë dhe arabë.  

Në mbledhje do të marrin pjesë përfaqësues të Arabisë Sauditem Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Jordanisë, Turqisë, Indonezisë dhe Pakistanit. 

Përveç lirimit të pengjeve dhe përfundimit të konfliktit, Trampi do të diskutojë për parimet e tërheqjes izraelite nga Gaza dhe administratën pasluftarake pa pjesëmarrjen e Hamasit.

SHBA-ja, gjithashtu, dëshiron që vendet arabe dhe muslimane të dërgojnë forca ushtarake në Gazë për të mundësuar tërheqjen izraelite dhe të sigurojnë mbështetje financiare për tranzicion dhe rindërtim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR