Trampi: Kryetari i FED është humbës total
- – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, sot e akuzoi kryetarin e Rezervave Federale (FED), Xherom Pauel, se është “i përfshirë shumë në politikë” për funksionin e tij dhe se ka humbur miliarda dollarë amerikanë.
- Post By Fitore Curri
- 17:01, 31 korrik, 2025
Uashington, 31 korrik 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, sot e akuzoi kryetarin e Rezervave Federale (FED), Xherom Pauel, se është “i përfshirë shumë në politikë” për funksionin e tij dhe se ka humbur miliarda dollarë amerikanë.
“Xherom ‘Tepër vonë’ Pauel e bëri përsëri! Ai është ‘tepër vonë’ dhe në fakt, shumë i zemëruar, shumë i marrë dhe i përfshirë shumë në politikë për të qenë kryetar i Rezerave Federale. Ai po i kushton vendit tonë triliona dollarë”, shkroi Trampi në rrjetin e tij social Truth Soushëll.
Ai theksoi se veprimet e kryetarit të FED i kushtojnë SHBA-së “biliona dollarë”, duke përfshirë një " nga rinovimet më të paafta ose të korruptuara të ndërtesave në historinë e ndërtimit". fc/