• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi: Kryeministri Modi më tha se India do të ndalojë të importojë naftë ruse

Trampi: Kryeministri Modi më tha se India do të ndalojë të importojë naftë ruse

Uashington, 16 tetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se kryeministri indian Narendra Modi i ka thënë se do ta pezullojë importin e naftës ruse. 

“Ai është miku im, kemi marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk ishim të kënaqur që bleu naftë nga Rusia, sepse kjo i mundësoi Putinit ta vazhdojë këtë luftë qesharake në të cilën jetën e humbën 1,5 milionë njerëz”, tha Trampi, transmetuan mediat amerikane. 

Presidenti amerikan tha se nuk është i kënaqur që India blen naftë ruse dhe shtoi se premtimi i kryeministrit indian të mos blejë më naftë ruse është hap i madh. 

Ambasada indiane në Uashington nuk u përgjigj menjëherë në pyetjet e dërguara me postë elektronike për atë nëse Modi ka ndërmarrë detyrim të tillë ndaj Trampit. 

Premtimi i Indisë të ndalojë të blejë naftë ruse do të shënonte kthesë potenciale në diplomacinë globale energjetike, sepse Uashingtoni i përforcon përpjekjet që t’i mbysë të ardhurat nga nafta të Moskës për shkak të luftës aktuale në Ukrainë. 

Kjo, gjithashtu, do të sinjalizonte ndryshim të madh te një prej klientëve më të mëdhenj energjetikë të Moskës dhe do të mund ta riformësojë llogaritjen për vendet e tjera të cilat ende importojnë naftë të papërpunuar. Kjo vjen në kohë kur Trampi po bën përpjekje t’i shfrytëzojë marrëdhëniet dypalëshe që të zbatojë izolim ekonomik, në vend që të bazohet vetëm në sanksione shumëpalëshe. 

Gjatë komenteve të tij për gazetarët, Trampi shtoi se India nuk mundet “menjëherë” t’i ndërpresë dërgesat, duke e quajtur atë “proces”. “Por, ai proces do të përfundojë shumë shpejt”, tha ai. 

“Tani duhet ta detyrojmë Kinën ta marrë vendimin e njëjtë”, shtoi presidenti amerikan. 

Në gusht, Trampi publikoi dogana prej 25 për qind për Indinë si dënim për importin e naftës dhe gazit rus, duke ndërtuar në bazë të normës së doganës të publikuar paraprakisht prej 25 për qind. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR